Dallimi në cilësi mes Istogut dhe Dritës nga Gjilani, sikur nata me ditë.
Drita si vendas as që mundi t'i bëjë rezistencë nënkampiones së Kosovës, Istogu,duke pësuar humbje me 46:7 (27:5) në hapje të Superligës.
Drita humbi me 39 gola diferencë, ky është realiteti i një lige të shthurur!
“Istogu hap stinorin e ri me fitore bindëse!
Vetëm 7 gola pranoj Blerta Ahmetxhekaj gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Anja Bojaniq ishte më efikasja më 12 gola të shënuara, e përcjellur nga Berisha 9, Muratoviq 7, Shatri 6, Milatoviq 4, Ferataj 3, Tafilaj 3, dhe Rugova 2.
Istogu në xhiron e radhës e pret Prishtinën në palestrën e qytetit në Istog”, shkruan në faqen e KHF Istogu.