Nënkampionja e Kosovës, Istogu, përforcon radhët me hendbollisten nga Mali i Zi, Dajana Miljaniq.
Istogu përforcon edhe më shumë repartin e pivotes për edicionin e ri.
“Dajana Miljaniq hendbollistja me e re e KHF Istogut.
Hendbollistja malazeze që luan në pozitën e pivotmenes është njëra nga prurjet e reja të Istogut për sezonin 2021/2022.
Istogu ka transferuar tri hendbolliste nga jashtë vendit në fillim të këtij kampionati pas shumë ndryshimeve që ka pasur në skuadër në prag të këtij edicioni, Dajana vjen nga klubi i hendbollit Trebjsa nga Mali i Zi, me synime drejt sukseseve të reja.
KHF Istogu i dëshiron mirëseardhje në skuadër dhe shumë suksese.
Ditët në vazhdim do të prezantojmë edhe transferin e fundit për sezonin vjeshtore”, njofton KHF Istogu.