Hendbollistja shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Dijana Ujkiq, shkëlqeu në fanellën e ekipit Bourg De Peage.
Ujkiq realizoi 5 gola duke e ndihmuar Bourg De Peage që të shënoi fitore në udhëtim, me rezultat 28:26 ndaj Nice-s, në kuadër të javës së dytë të elitës së hendbollit francez.
Është fitorja e dytë rresht për Bourg De Peage, ndërsa Dijana me bashkëlojtare treguan lojë të madhe në këtë përballje.
Bourg De Peage po tregon formë të mirë, në dy ndeshjet e para, ka po aq fitore, e cila në hapje e ka mposhtur me rezultat 37:31 Brest-in dhe mbrëmë Nice-n..
Ndryshe, Dijana është pjesë e Kombëtares së Malit të Zi. Bourg De Peage është në vend të katërt me 6 pikë.