Kastrioti nga Ferizaj, shtatë herë kampionë i Kosovës në vitet e pas luftës, startoi me fitore bindëse në edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
Hendbollistet e Kastriotit shënuan fitore me rezultat 39:20 ndaj Vëllaznimit nga Gjakova. Lirie Muhaxheri rikthehet në pozitën e kryetrajneres me fitore të thellë, e cila synon katërshen e parë në. tabelë.
“Me një lojë të mirë, si në mbrojtje po ashtu edhe ne sulm, arritëm fitore të lehtë.
Duhet veçuar edhe mbrojtjen e mirë me Vahide Gashin, Sara Misinin dhe Samire Reçicën, të cilat zbatuan detyrat ashtu siç i planifikuam para ndeshjes.
Po ashtu edhe vija e sulmit funksionoi jashtëzakonisht mirë me Puhiza Gashin, Adriana Salihun e Kosovare Stagovën.
Në përgjithësi, të gjitha lojtaret dhanë maksimumin dhe secila ka meritën e saj për këtë fitore.
Është ndeshja e parë, dy pikët e para dhe duhet të punojmë me përkushtim që të përgatitem për sfidat e radhës që na presin në kampionat”, tha Muhaxheri për gazetën kombëtare “Bota sot".