Njeriu që i dha shumë hendbollit dhe sportit ferizajas dhe të Kosovës, prof. Ismet Jupa, një periudhë të gjatë kryetrajner i KH Kastriotit nga Ferizaj (meshkujt), sot për herë të foli publikisht dhe bëri me dije se si poshtërohen trajnerët dhe lojtarët në klubin e hendbollit Kastrioti (meshkujt).
Deklarata e tij është alarm për Ferizajn dhe sportin në përgjithësi.
Vet deklarata e tij është treguesi më i mirë se sa keq është sporti në Kosovë, sidomos në tempullin e hendbollit.
Ai nuk e fajëson vetëm këtë kryesi por edhe disa kryesitë e mëparshme.
Merret vesh se prof. Jupa mund ta hap kutinë e zezë dhe t’i publikojë të gjitha për opinionin sportivë. Durimi është sosur dhe nuk do t'i tolerojnë që klubet të drejtohen në forma të tilla.
Prof. Jupa është dëshmitarë i të gjithave ndodhive brenda KH Kastriotit.
“Sjellja e kësaj kryesie por edhe disa kryesive me parë ndaj lojtarëve dhe trajnerëve janë sjellje të feudalëve – poshtëruese.
Poshtërimin nuk e duron askush. Në klub gjithnjë ka probleme. Ato zgjidhen me mbledhje zyrtare, me pjesëmarrje të trajnerëve dhe përfaqësuesit të lojtarëve në klub, e jo në koluare si po vepron kjo udhëheqje.
Një udhëheqje normale nuk punon – vepron pa rregullore, pa akte normative, planifikon – programon, i pajis lojtarët e trajnerët me kontratë e shumë gjëra të tjera që direkt lidhen me ngritjen e suksesit në klub”, kështu ka deklaruar prof. Ismet Jupa për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Kjo deklaratë e tij thotë shumë. Njeriu që tërë jetën ia kushtoi këtij klubit, zbulojë se çfarë po ngjan me këtë klub, që ka kryetar e drejtor sportiv.