Lajmi i hidhur për Vushtrrinë dhe sportin në përgjithësi të Kosovës, vdes në moshë të re ish hendbollisti Valmir Meholli.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit të hendbollit Vushtrria.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të ish - hendbollistit tonë Valmir Meholli.
Klubi ynë dhe lojtarët i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Meholli.
U prefsh në paqe shoku ynë Valmir”, shkruan në faqen e klubit vushtrrias.
“Meholli humb jetën në aksident komunikacioni”, njofton për gazetën "Bota sot" Fatmir Gubetini, ish kryetar i KH Vushtrrisë.