Vushtrria synon mbrojtjen e titullit të kampionit dhe të luftojnë edhe për trofeun e Kupës së Kosovës.
Vushtrriaset e filluan furishëm edicionin e ri, me fitore bindëse me rezultat 50:31 ndaj Shqiponjës nga Gjakova.
Burneta Rama, prej hendbollisteve më të mira në vendin tonë, tha se forcën më të madhe të ekipit të saj e sheh në lojën e shpejtë.
Burneta është në formën më të mirë e cila në përballjen e parë realizoi 17 gola.
“Vushtrria tash e sa vite e ka dëshmuar që ka qenë dhe është kandidate për të gjitha trofetë.
Sigurisht që si kampione e Kosovës jemi duke punuar shumë në këtë drejtim dhe forcën më të madhe e shoh në lojën e shpejt.
Meqenëse klubi është i fokusuar me lojtare të reja dhe me perspektiv, mendoj që një lojë të shpejt e të sigurt e kemi një ndër forcat kryesore”, thotë Rama për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Vushtrria po përgatiten për sfidën e radhës kundër Samadrexhës, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës.