Shumë kush dyshonte se Kastrioti do të arrinte fitore në hapje të kampionatit (meshkujt), por ia doli me rezultat bindës (35:24) ndaj Drenicës vendase.
Kryetrajneri i Kastriotit, Blerim Beqiri, është i kënaqur me angazhimin e hendbollistëve të tij dhe beson e shpreson se do të jenë edhe më të mirë.
Ferizajasit në saje të fitores më bindëse në javën e parë, kryesojnë me 2 pikë, duke lënë pas Besa Famgas 2, Trepçën 2, Rahovecin 2 pikë etj.
“Kemi startuar me fitore dhe të gjithë lojtarët janë aktivizuar, të gjithë janë mirë të përgatitur sepse kemi filluar stërvitjet me kohë dhe jam i kënaqur me angazhimin dhe disiplinën e treguar.
Kastrioti sigurisht që do të jetë në tri pozitat e para sepse kemi potencial, i kemi të gjitha kushtet për mu rendit në mesin e katër ekipeve. Këtë sezon do të jemi krejt ndryshe”, thotë Beqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Çfarë i duhet më shumë Kastriotit në vazhdim të kampionatit, sa jeni i kënaqur me fond të lojtarëve?
“Kastrioti për me rivalizuar Besën i duhen edhe disa lojtarë edhe pse me këtë fond që e kemi të lojtarëve, jam i kënaqur shumë.
Po shumë shpejt do ta shikon pasqyrën e Kastrioti”, tha Beqiri.
Kastrioti përgatitet për sfidën e radhës për fitoren e dytë rresht, ku përballen me rivalin e vjetër Trepçën nga Mitrovica.