Trepça kthehet me dy pikë të mëdha nga palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj!
“Xehetarët” treguan lojë të madhe sidomos në pjesën e dytë kur shpërtheu pivoti Sali Maxhera, i cili ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen ferizajas.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 29:26 (13:15) ndaj Kastriotit, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës.

Është fitorja e dytë rresht, të cilët renditen në pozitën e dytë me 4 pikë aq sa ka edhe Besa Famgas në kreun e tabelës.
Kur ia do Maxherës nuk ka krizë për Trepçën.
Nëntë golat e tij ishin edhe çelës për fitoren e madhe, për dy pikë që nuk maten as me ari në përballje me rivalin e vjetër.
Çfarë ju veçojë dhe e si e sheh Trepçën në edicionin e ri?
“Mbrëmë ishte një ndeshje e mirë për mua dhe ekipin.

Duke ju falënderuar kryesisë, trajnerit dhe bashkëlojtarëve, kemi filluar sezonin mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Si synim Trepça e ka organizimin dhe kthimin atje ku e meriton emri Trepçë”, thotë Maxhera për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Maxhera befasoi të gjithë me paraqitje e mbrëmshme, i cili ishte lojtar i ndeshjes.
Trepça përgatitet për sfidën e radhës në Mitrovicë, kundër Zhegrës ku edhe janë favorit të mëdhenj.