E pazakontë në hendbollin e Kosovë. Kadetet e Istogut shënojnë fitore me rezultat 25:0 ndaj Ulpianës nga Lipjani, në ndeshjen e javës së katërt të Superligës së Kosovës.
50 minuta lojë të kadetet dhe asnjë gol nuk e shënua nga Ulpiana.
Hendbollistja Arnita Ademaj shënoi 8 gola, e ndihmuar nga Arbesa Manaj 5, Erblina Blakaj 4, Englatina Demaj 3, Elijona Brahimaj 3, Halime Hysanaj 1, Elvira Miftari 1, kontribuan për fitoren e thellë të Istogut.
Trajner i Istogut është Kenan Arifaj.