Veprimtari i shquar i hendbollit, Hasan Shala, është i habitur me rezultatin e ndeshjes Vushtrria dhe Drita nga Gjilani, ku vushtrriasit fituan me rezultat 74:16.
Ai thotë se Superliga e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave do një organizim më të mirë.
“Është për kokë dhimbje ky rezultat!
Deshëm s’deshëm të pranojmë ky është realiteti i hidhur i cilësisë së ekipeve në SLF të Kosovës!
Mbytja e kundërshtarit me këte rezultat nuk është bash e shëndetshme as për fituesin e ndeshjes!
Është koha e fundit të mendohet për një organizim më cilësorë të Superligës së Kosovës!”, komenton Hasan Shala.