Istogu është përgatitur për sfidën e Kupës së Evropës.
Hendbollistet e Istogut synojnë paraqitje sa më të mirë në palestrën e sportit në Istog.
Kryetrajneri Faruk Shala me vashat e tij synon mrekullinë në sfidën ndaj ekipit nga Islanda, Ka/Por.
“Istogu pret kampionen e Islandës
Istogu ditën e premte dhe ditën e shtunë pret kampionen e Islandës për dy ndeshjet e Kupës së Evropës, EHF European Cup.
Ndeshjet do të organizohen sipas rregullave anticovid, kështu që në palestër lejohen vetëm 10% e kapacitetit të hapësirës, andaj klubi ka paraparë që hyrja të jetë me bileta, gjithsej 220 bileta janë në shitje të cilat mund të blihen një orë para fillimit të ndeshjes e cila zhvillohet të premten dhe të shtunën nga ora 18:00”, njofton KHF Istogu.
Ndeshja e parë
E premte - 15 Tetor, 18:00
Ndeshja e dytë
E shtunë - 16 Tetor, 18:00