Shpresa Fazlija përshëndetet nga loja aktive në hendboll. Ajo ndeshjen e fundit e zhvilloi për Shqiponjën nga Gjakova e cila e mposhti me rezultat minimal 25:24 ekipin e “Jusuf Gërvallës”.
Fazlija pas 16 viteve të suksesshme, duke luajtur për disa ekipe në vendin tonë dhe për Kombëtaren e Kosovës, i jep fund lojës aktive. A ishte ndeshja e fundit kundër “Jusuf Gërvallës”?
“Po, ndeshja e fundit në karrierë ka qenë me ‘Jusuf Gërvallën’.
Lëndimi në gju dhe obligimet familjare janë arsyeja e përfundimit të karrierës sime si hendbolliste”, thotë Fazlija për gazetën kombëtare “Bota sot”.