Fitoret bindëse janë normale në botën sportive por jo edhe jashtë normales!
Në fundjavën që e lamë u regjistruan tri rezultate të pazakonta në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat), një në konkurrencën e senioreve dhe dy të kadetet.
E para, kadetet e Istogut shënuan fitore me rezultat 25:0 ndaj Ulpianës.
E dyta, kadetet e Vushtrrisë e mposhtën me 39:1 Dritën nga Gjilani.
E treta, kampionja e Kosovës, Vushtrria, ngadhënjeu me rezultat të basketbollit, 74:16 kundër Dritës.
Fundjava që shkoi me tri rezultate të pazakonta në hendboll, që çuditen këtë komunitet.