Nënkampionja e Kosovës, Istogu, kërkon mrekullinë në Kupën e Evropës.
Vashat e Istogut sonte ndeshen me KA/Por, duke filluar nga ora 18.00.
Ndeshja e parë e rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll.
“Istogu ditën e premte dhe ditën e shtunë pret kampionen e Islandës për dy ndeshjet e Kupës së Evropës, EHF European Cup.
Ndeshjet do të organizohen sipas rregullave anticovid, kështu që në palestër lejohen vetëm 10% e kapacitetit të hapësirës, andaj klubi ka paraparë që hyrja të jetë me bileta, gjithsej 220 bileta janë në shitje të cilat mund të blihen një orë para fillimit të ndeshjes e cila zhvillohet sot dhe të shtunën nga ora 18:00”, njofton KHF Istogu.