Kampionja e Kosovës, Vushtrria, synon paraqitje sa me të mirë në përballje me ekipin zviceran, Spono Eagles.
Ndeshja e parë luhet nesër në orën 18.00 në palestrën e sportit në Nottwuil.
Kryetrajneri i Vushtrrisë, tha se është takim i vështirë dhe po ashtu zviceranet kanë edhe përparësinë e terrenit.
Kjo ndeshje është e vlefshme e rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (Femrat).
“Tash u vendosëm në Zvicër. Mirë kemi kaluar rrugës.
I kemi pa disa lojë të ekipit kundërshtarë.
Ekipi është shumë cilësorë.
Normal që kanë përparësi në terren por edhe nga cilësia janë më të mira”, tha Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ndeshja e dytë luhet po të njëjtën palestër gjatë ditës së diel (ora 19.00).