Besa Famgas nga Peja, kampion i Kosovës, të dielën në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).
Pejanët janë të përgatitur dhe e njohin mirë rivalin nga Banjalluka, ekipin serb Borci, e cila garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës, me të cilën janë ndeshur disa herë në garat zyrtare.
Media serbe, “Monda.ba”, ka shkruar për Besa Famgas.
“Trajneri i Besa Famgas, Arben Muqolli nuk mendon se skuadra e tij është favorite në duelin e ri të ardhshëm kundër Borcit m: tel të Banjallukës në raundin e dytë të Kupës Evropiane EHF, por ai vuri në dukje se gjasat për të kaluar më tej janë të barabarta”, shkruan mes të tjera ky medium.
"Krahasuar me ekipin e sezonit e kaluar, ne mbetëm pa tre hendbollistë të rëndësishëm.
Spanjolli Victor Alonso Garcia u largua së bashku me trajnerin Javier Cabanas, greku Haralampos Mallios nuk është më me ne dhe ne mbetëm pa një lojtar të rëndësishëm mbrojtësin Bujar Ramosaj. Nikola Prçe, anëtar i ekipit kombëtar të Bosnjës, është asistent im në stafin profesional", tha Muqolli.
"Ashtu si vitin e kaluar, gjasat për të kaluar më tej janë 50:50. Jam i sigurt që ata mendojnë kështu edhe në klubin e Banjallukës", - tha Muqolli.