Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, është takuar me Imer Hajdarin, prindin e hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës, Marigonës dhe Arlindës.
Gjinovci paralajmëron edhe një përforcim të radhës në Kombëtare.
“Takim rasti me z. Imer Hajdari nga Danimarka, prindi i lojtareve të Kombëtares së Kosovës Marigona dhe Arlinda Hajdari gjatë ndeshjes së European Cup në Istog. Z. Hajdari tregoi përkushtimin dhe interesimin për hendbollin e Kosovës me premtim se edhe vajza e tretë Blerta shumë shpejt do ti bashkangjitet grupmoshave te reja të kombëtares.
Faleminderit z. Imer për kontributin tuaj për sportin e hendbollit duke treguar atdhe dashuri edhe pse jeton tani e 30-të vite ne Danimarkë”, ka shkruar Gjinovci në profilin e tij në facebook.