As media e Banjallukës në Republika Srpska të Bosnjës dhe Hercegovinës, Monda.ba, as faqja zyrtare e klubit Borci, nuk kanë as dje as sot ndonjë informacion më të hollësishëm, përveç që dje u tha se nuk do të transmetohet ndeshjes mes Borcit dhe kampionit të Kosovës, Besa Famgas nga Peja.
Është hera e parë që klubi serb futet në heshtje, një heshtje e çuditshme e tyre.
Ndeshja luhet sot (18.00) në palestrën e sportit “Borik” në Banjallukë.
Sepse para çdo ndeshje me Besën, ky klub shfaqte informacione, duket se qëllimisht janë futur në terr informativ.
Besa kërkon rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll.