Kampioni i Kosovës lufton karshi kërcënimeve e ofendimeve të rënda në Republika Srpska

Hendboll

Kampioni i Kosovës lufton karshi kërcënimeve e ofendimeve të rënda në Republika Srpska

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2021 Në ora: 18:44
Kampioni i Kosovës lufton karshi kërcënimeve e ofendimeve të rënda në Republika Srpska

Besa Famgas nga Peja, kampion i Kosovës, tregoi lojë të madhe por fati sportiv ia ktheu shpinën, duke pësuar humbje me rezultat 28:25 (14:14) nga Borci i Banjallukës, ekip nga Republika Srpska që garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Ndeshja e parë e rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll, ajo e kthimit luhet pas jë jave.

Besa tregoi karakter në lojë në një atmosferë armiqësore, tifozët serbë fyen e kërcënuan nga tribunat.

Fillimisht skuadra nga Banjalluka avancoi me 2:0, pastaj baraspeshohen forcat në fushë dhe në minutën e 20-të, barazohet rezultati 9:9, ndërsa në atë të 28-tën 13:13 dhe në fund të pjesës së parë 14:14.

Tifozët nga Banjalluka kënduan e ofenduan rëndë, “Vritni shqiptarët”. “Kosova është Serbi”, “Kush nuk kërcen është shqiptar”, etj. u dëgjuan thirrjet në palestrën “Borik”.

Pjesa e dytë me rivalitet të madh, Borci në epërsi me dy gola dallim (17.15) në minutën e 34-të.

Pas 4 minutave (39’) barazohet rezultati (18:18). Besa në atmosferën e aspak miqësore, barazon sërish rezultatin 22:22. Minutat e fundit ishin drithërues, por pejanët pësuan humbje me tre gola dallim (28:25).

Me 7 gola u dallua Nikolla Prçe te Besa, së bashku me Egzon Gjukën me 6, ndërsa te Besa Marko Llukiç me 10 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat