Edhe humbja e ka një arsyetim, por të mposhtesh me 35 gola diferencë e të shënosh vetëm 6 gola për 60 minuta, ose nga një gol për çdo dhjetë minuta, kjo do analizë të thellë, sidomos kjo i ndodhi kampiones së Kosovës, Vushtrrisë.
Për shumë kënd është shqetësuese, ky ishte realiteti i forcës së ekipit të Vushtrrisë, e cila sonte pësoi humbje me rezultat 41:6 (21:3) nga Spono Eagles e Zvicrës.
Humbje e rëndë, një hije e keqe për hendbollin tonë.
Në anën tjetër, duket se zviceranet ia hakmorën Vushtrrisë për humbjen që i shkaktuan me 74:16 Dritës nga Gjilani në Kampionatin e Kosovës.
Për këtë rezultat të turpshëm, dikush duhet të jap përgjegjësi sepse edhe humbja prej humbjes dallon, ky rezultat i ndeshjes së sotme, është për keqardhje dhe për t’u analizuar fije e për pe.
Vetëm 6 gola i ka dhënë kampionja ei Kosovës. Fadil Maxhuni, president i klubit, duhet të kërkojë llogari së pari tek vetja pastaj tek trajneri Arben Parduzi.
Hendbollistja Burneta Rama shënoi 2 gola, Donita Kasumi 1, Agnesa Hysa 1, Gentiana Basholli 1, Lorena Matarova 1. Vetëm Sabrina Amrein shënoi sa krejt Vushtrria, 6 gola.
Mbrëmë humbën me 42:14 dhe me rezultat të përgjithshëm 83:20, kësisoj eliminohen nga rrethi i dytë i Kupës së Evropës.