Media nga Banjalluka “Monda. Ba”, shkruan se Borci nga Banjalluka, udhëton për në Kosovë me efekt maksimal, pas fitores ndaj Leotarit në Trebinje, me rezultat 30:29.
“Borci shkon në Kosovë me efekt maksimal!
Së pari në Berane, ku do të qëndrojë deri në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane, kundër Besa Famgas në Pejë, ku do të luftojnë të mbrojnë epërsinë me tre gola (28:25) në sallën ‘Karagaçi’ gjatë fundjavë”, shkruan mes të tjera ky medium nga Republika Srpska.
Besa ka rastin më të mirë të dielën (18.00) që të rrëzojë Borcin nga garat evropiane.