Duket se po bëhet një modë në hendbollin e Kosovës! Me selektorë e me trajnerë!
Ose siç thotë një ish lojtar i njohur: “Selektorët me qira”!
Një dukuri e vitit të fundit përkatësisht 2021!
E para 2021, Javier Cabanas udhëhoqi Kosovën (meshkujt) për dy ndeshje, pastaj e angazhuan selektor Bujar Qerimin për katër ndeshje, por iu doli superior dhe marrëveshja është tani e pafundme!
Një ves që po vazhdon edhe të klubet, duket se Prishtina (femrat) po e lakmon Federatën e Hendbollit të Kosovës!
Situata e Prishtinës është më ndryshe sepse nuk kanë trajner të licencuar dhe nga zori e jo nga qejfi angazhuan Vlora Jasharin si trajnere vetëm për ndeshje të Kupës së Evropës!
Vlora me licencë e me të drejtë të jetë në pankinë në ndeshjet evropiane, kjo e bëri trajnere papritur e pa kujtuar në krye të Prishtinës, që gjithmonë do të shkruhet në historinë e saj.
Vlora as në ëndërr nuk e kishte pa këtë mrekulli.
Por për dallim nga selektori që kishte startuar fuqishëm duke e shkatërruar Rumaninë në Bukuresht, ajo startoi me humbje (35:39) ndaj Vardarit.
Një model i ri apo i zorit në Republikën tonë!
Para disa viteve prof. Ismet Jupa i sugjeronte trajnerët e Kosovës, të pajisen me licenca, se vjen dita nuk iu lejojnë në pankinë, një deklaratë e kahmotshme e tij po bëhet realitet.