Hije lehtë në shikim të parë por hije rëndë sa i takon çmimit si trajnerë!
Është trajneri i hendbollit Verim Zherka, i cili nuk lejon veten që të punojë në ndonjë klub pa u paguar ashtu si e meriton dhe e ka hakun.
Si gjithmonë ai i ka parimet e veta dhe kërkon gjithmonë të jetë korrekt me klube.
Për nga natyra është hije e lehtë për nga marrëveshja është hije rëndë dhe nuk bën marrëveshje pa u specifikuar të gjitha detajet.
Raportohet se ai nuk e udhëheq asnjë klub pa u paguar mirë, pagat e të cilit sillet nga 700 deri në 1000 euro.
Ndër 700 euro as që flet më klube.
Sot është kryetrajner i Prishtinës (meshkujt), njihet nga trajnerët me të mirë që ka Kosova.
Nuk shitet lirë në zejen e trajnerit, ndryshe rri ndër hije e nuk punon pa u paguar mirë sepse siç thonë ata që kanë pasur punë me të, e ruan dinjitetin e trajnerit!
Ky është Verim Zherka, hije lehtë në jetë private por hije rëndë në punë profesionale. Me një fjalë, trajneri më i paguari në hendbollin e Kosovës.