Prishtina ka treguar lojë të mirë por jo edhe për të arritur rezultat pozitiv në përballjen e kthimit, kundër Vardarit.
Prishtina pësoi humbje me rezultat 32:27 (21:11) nga Vardari, duke u eliminuar në rrethin e dytë nga Kupa e Evropës në hendboll.
Edhe ballafaqimin e parë e ka humbur Prishtina me 39:35, kësisoj me rezultat përgjithshëm 71:62 eliminohet nga garat evropiane.
Pjesa e parë ishte vendimtare, kur ekipi vendas avancoi me 10 gola (21:11).
Në pjesën dytë Prishtina luajti shumë më mirë por assesi të përmbysin rezultatin e rivales.
Sara Minovska me 7 gola, Marija Galevska 6 gola e Katerina Damjanovska me 5, ishin më efikaset të vendaset dhe Simone Keita Gnaraba me 8, Aida Stagova me 7 e Ardiana Prapashtica me 5 gola, me të dalluarat te Prishtina.