Ndeshje jetike për kampionin e Kosovës, Besa Famgas nga Peja.
Pejanët i kanë të gjitha parakushtet për lojë e për fitore kundër ekipit nga Republika Srpska, Borci nga Banjalluka, e cila garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Besa ka përparësinë e terrenit por edhe ekipin e mirë, ka gjasat që të përmbysë humbjen në Banjallukë me rezultat 28:25 dhe të rrëzojë Borcin.
Ndeshje që pritet me emocione të mëdha, e cila luhet sonte në orën 18.00, në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Arbem Muqolli, kryetrajner i Besës, nuk ka mungesa, ka ekipin të gatshëm dhe kërkon fitore sa më bindëse që të kualifikohen në rrethin e tretë të Kupës së Evropës.