Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, uron kampionin e Kosovës, Besa Famgas, për kualifikimin e rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.
Besa Famgas shkëlqeu me lojë ndaj ekipit nga Republika Srpska, Borci, duke e mundur me rezultat 29:22 dhe e përmbysi humbjen e ndeshjes së parë me 28:25.
“Fitore e madhe dhe e merituar e Besa Famgas kundër ekipit të Borac nga Banja Lluka, sonte ne Karagac (29:22).
Ekipi i Besës me trajnerin Muqolli dëshmuan cilësi të lartë, ishin te frymëzuar dhe dërrmuan kundërshtarin.
Organizimi i jashtëzakonshëm, publiku korrekt dhe suportues shembullor.
Urime Besa, suksese në rundin e tretë”, ka shkruar Saraçini në profilin e tij në facebook.