Sikur t’ju bie plumbi në ballë, e përjetojnë rëndë eliminimin nga kampioni i Kosovës, Besa Famgas e Pejës.
Borci nga Banjalluka, që vepron në Republika Srpska, por garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinë në hendboll (meshkujt), sonte u mposhtën me rezultat 29:22 nga Besa në Pejë, duke iu zhvlerësuar fitorja në Banjallukë me 23:20.
Në faqen e Borcit kërcasin komentet nga serbët, duke i fyer për humbje.
Igor Gjorgjeviq komenton me nervozizëm: “Qesharake, e mjerë dhe e trishtuar, një ekip i madh u hodh jashtë nga ekipi i Kosovës, turp”.
Sead Ssokoll Zuko, me cinizëm shkruan: “Dëgjoni të ashtuquajturën Kosovë”.
Disa nga ta janë shumë të irrituar!
Ka shumë fyerje në faqen e tyre, por klubi nga Banjalluka i fshin me shpejtësi komentet.