Portieri Mursel Mahmeti është heroi i ndeshjes së Besa Famgas nga Peja, kampion në fuqi.
Mehmeti pati mbrëmjen e tij, duke pritur shumë gjuajtje.
Besa Famgas ngadhënjeu me rezultat 29:22 ndaj ekipit nga Republika Srpska, Borcit të Banjallukës, duke e përmbysur humbjen me 28.25 të sfidës së parë.
Besa kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës në hendboll, ndërsa Borci eliminohet e tubon valixhet për në shtëpi.
“11 pritjet e Murselit. Golat dhe lufta e Egzonit, Kastriotit, Denizit, Arbiosit, Jonit. Kontributi i gjithë të tjerëve, plus përkrahja e shikuesve.
Rezultati: një fitore historike ndaj ish-kampionit evropian.
Formë e shkëlqyeshme e reprezentuesve të Kosovës, pjesë e Besa Famgas”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.