Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, e ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e para të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023.
Kombëtarja e Kosovës më 3 nëntor luan në udhëtim ndaj Turqisë, ndërsa më 7 nëntor e pret në Prishtinë Kombëtaren e Belgjikës.
Në grupin e parë është edhe Greqia. Katër ndeshjet tjera Komëbtarja jonë i luan në janar të vitit të ardhshëm.
Ka emra të rinj në Kombëtare, por baza mbetet ajo që ishte ciklin e kaluar kualifikues, kur Kosova arriti rezultate të mira. Janë ftuar Agon Bajqinovci i Prishtinës, Florian Rexha i Vëllaznimit dhe Shaban Zogaj i Aalborgut danez. Ndërsa janë kthyer lojtarë si Florim Hoxha, Enis Kabashi, Flamur Gërbeshi e Mursel Mehmeti.
Synimi për këto kualifikime është i qartë – njëri prej dy vendeve të para në grup dhe avancimi tutje.
Lista
2. Agon BajçinovciKH Prishtina
5. Kastriot JupaKH Besa Famgas
7. Florim HoxhaSV Anzing (GER)
10. Enis KabashiTG Landshut (GER)
11. Valon DedajHSC Kreuzlingen (SUI)
12. Flamur GërbeshiIFK Karlskrona (SWE)
14. Drenit TahirukajHSC Kreuzlingen (SUI)
15. Deniz TerziqiKH Besa Famgas
21. Arbios MushkolajKH Besa Famgas
24. Luigj QuniGC Amicitia Zürich (SUI)
26. Drilon TahirukajKH Deçani
27. Lulëzim ShabaniKH Prishtina
28. Haris BerishaHSC Kreuzlingen (SUI)
29. Florian RexhaKH Vëllaznimi
30. Mursel MehmetiKH Besa Famgas
31. Bujar RamosaHSC Kreuzlingen (SUI)
33. Jon MuqolliKH Besa Famgas
35. Rron RamadaniKH Prishtina
68. Egzon GjukaKH Besa Famgas
94. Shaban ZogajAalborg Handbold (DEN)