Prishtina fiton derbin e shtyrë me kampionen

Hendboll

Prishtina fiton derbin e shtyrë me kampionen

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:09
Prishtina fiton derbin e shtyrë me kampionen

Prishtina e Vushtrria e kanë luajtur ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të sfidave ndërkombëtare që i kishin dy skuadrat.

Prishtina fitoi me rezultat 31:25 ndaj kampiones aktuale, Vushtrrisë.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:10 për prishtinaset.

Aida Stagova udhëhoqi Prishtinën me 8 gola. 6 i kishte Simone Keita, ndërsa 5 i realizoi Alma Nivokazi.
Vushtrrisë nuk i mjaftuan 9 golat e Burneta Ramës. 6 gola i shënoi Lorena Matarova.

Prishtina ka 5 ndeshje të luajtura dhe renditet në vendin e katërt me tetë pikë. Numër të njëjtë pikësh e ndeshjes ka Vushtrria, që renditet e treta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat