Kosova stërvitet në palestrën e kompleksit sportiv !Omni Sport" në Mitrovicë.
"Kombëtarja jonë po e zhvillon stërvitjen e dytë në prag të ndeshjeve me Turqinë dhe Belgjikën.
Djemtë tanë po punojnë me përkushtim maksimal që të jenë të gatshëm për ndeshjen e së mërkurës me Turqinë dhe atë ndaj Belgjikës, që zhvillohet më 7 nëntor.
Grupit të lojtarëve sot u janë bashkuar Enis Kabashi e Florim Hoxha. Stërvitja po zhvillohet nën urdhërat e selektorit Bujar Qerimi", njofton FHK.