Selektori Qerimi shumë i kënaqur me atmosferën në Kombëtare

Hendboll

Selektori Qerimi shumë i kënaqur me atmosferën në Kombëtare

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 21:24
Selektori Qerimi shumë i kënaqur me atmosferën në Kombëtare

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar stërvitjen e radhës në prag të ndeshjeve me Turqinë dhe Belgjikën.

Për atmosferën dhe punën që po bëhet ka folur selektori Bujar Qerimi.

"Atmosfera është shumë e mirë.

Djemtë po japin më të mirën në stërvitje dhe janë të vetëdijshëm për barrën që kanë, që prezantojnë shtetin.

Grupi është kompakt, lojtarët njohin njëri-tjetrin ndërsa të rinjtë po inkuadrohen gradualisht", ka thënë Qerimi pas stërvitjes së zhvilluar të shtunën mbrëma në Mitrovicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat