Istogu nuk ka të ndalur në Kampionatin e Kosovës në hendboll.
Në një atmosferë madhështore, vashat e Istogut shënuan fitore me rezultat 43:21 ndaj Vëllaznimit.
"Istogu arriti edhe fitorën e shtatë rresht në po aq ndeshje të zhvilluara, në një ambient të bukur sportiv në Palestren e Sporteve të Qytetit në Istog,
istogaset mposhtën skuadren e talentuar të Vëllaznimit nga Gjakova më rezultat 43:21.
Si zakonisht më shumë pritje u shqua portierja Blerta Ahmetxhekaj, nga 9 gola i shënuan Muratoviq e Shatri, kapitenja Rugova shënoi 6, Berisha 5, Milatoviq, Bojaniq e Miljaniq nga 4, Ferataj 2 gola.
Ndeshjën e radhës Istogu e zhvillon në Shtime kundër Vjosës", shkruan në faqen e KHF Istogut.