Kompletohet Kombëtarja, përkushtimi i lojtarëve është maksimal!
Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kompletuar të dielën.
Kombëtarja i kishte dy stërvitje në Mitrovicë, ndërsa djemtë tanë janë të përkushtuar maksimalisht që të mërkurën ndaj Turqisë të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Shtabi teknik është i kënaqur me punën e lojtarëve dhe kompaktësinë e grupit.