Ferizaj është ekip e re, e themeluar në vitin 2018, por është si “macja e zezë” për Kastriotin e Ferizajt.
Ferizaj ka një titull për 3 vite të ekzistimit, ndërsa Kastrioti, klub me renome, ka shtatë tituj paslufte.
Përballja mes këtyre rivaleve pritet me padurim nga dashamirët e këtij sporti.
Përvoja është në anën e Ferizajt, e para e kanë kryetrajner Sami Çerkinin, që e ka filozofinë e lojës së tij.
Lirie Muhaxheri është kryetrajnere e Kastriotit, e cila ka përvojën e saj.
Ferizaj ka lojtare me përvojë si Albulena Bashën, Albulena Kelmendin, Mimoza Sefedinin, pastaj Jeta Huruglicën, Bjondina Ramabajën etj. ndërsa Kastrioti mbahet në forcat e Adriana Salihut, Puhiza Gashit, Kosovare Stagovës etj.
Lufta për primatin e Ferizajt. Në taborin e Ferizajt, nuk e vlerësojnë si rivale të denjë Kastriotin. Ata e respektojnë si ekip me të vjetër, por sipas tyre cilësia është te Ferizaj dhe fitorja do të jetë e tyre.
Kastrioti është në siklet për faktin se do të përballet me përvojën e hendbollisteve si Basha, Kelmendi e Sefedini.
Ferizaj renditet në vend të katërt me 10 pikë, ka 5 fitore e 1 humbje, ndërsa Kastrioti është në të pestin me 9 pikë, 4 fitore, 1 barazime 2 humbje.
Ferizaj ka një ndeshje me pak.
Njohësit e mirë të hendbollit ferizajas, thonë: “Ferizaj është favorit i madh ndaj Kastriotit, kanë ekip më të mirë, me përvojë dhe vështirë e ka Kastrioti të merr pikë për arsye se dallon shumë skeleti i ekipit”.