Kombëtarja e Kosovës zbarkon në Turqi dhe është gati për sfidën ndaj turqve.
"Jemi në Porsuk Sport Salonu, palestrën në Eskishehir, ku nesër (16.00) zhvillohet ndeshja Turqi - Kosovë, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023 në hendboll.
Kombëtarja jonë po e zhvillon stërvitjen e parë në Eskishehir, pas udhëtimit sot në mëngjes.
Djemtë tanë e presin me optimizëm dhe besim ndeshjen me Turqinë. Synohet fillim i mbarë", njofton FHK..