Kosova e pafat, starton me humbje në Eskishehir. Turqia ka shënuar fitore me rezultat 25:23 (15:14) ndaj Kombëtares së Kosovës, në ndeshjen e parë të Grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2023 në hendboll.
Periudha e parë e ndeshje u karakterizua me lojë të mirë nga të dy palët, sidomos duhet veçuar portierin Flamur Gërbeshi i cili ishte protagonist që rezultati nga 10:6 u ngushtua në 12:11 në minutën e 25-të.
Lojë e mirë në një atmosferë të bukur sportive në palestrën Eskishehir, ku ishin mbi 1500 shikues të pranishëm.
Pjesa e për përfundoi me rezultat 15:14 në favor të turqve.
Në pjesën e dytë, të përzgjedhurit e Bujar Qerimi, 3-4 herë patën mundësi ideale të barazojnë rezultatin 15:15 por nuk ia dolën.
Turqia gjithnjë ishte në presion nga djelmoshat tanë.
Shtatë minutat e fundit ishin me presion, qoftë njëra palë apo ekipi tjetër, sepse çdo gabim ishte i pariparueshëm.
Në minutën e 53-të, 23:21 për turqit.
Gjithçka ishte e qartë në minutën e 57-të, kur Turqia thelloi epërsinë në katër gola (25.21).
Turqit shënuan fitore me rezultat 25:22.
Hendbollisti turk Gorkem Birqem ishte më efikasi me 7 gola, i ndihmuar nga Onur Ersin me 5 etj. ndërsa te Kosova më efikasit ishin Egzon Gjuka me 6 gola, Deniz Terziqi me 5 sosh etj.
Turqia fiton dy pikët e para e Kosova mbetet duarthatë. Kosova të dielën e pret Belgjikën.
Turqia – Kosova 25:23 (15:14)
Turqia: Biçer 7, Ersin 5, Eroz 4, Simsar 3, Sarak 3, Kanberoglu 2, Pektas, Erceylan, Demirezen, Goktepe, Gunay, Ozturk, Ozmusul, Kutahya, Celebi 1 e Seymen.
Kosova: Gjuka 6, Jupa 4, Tërbeshi, Dre. Tahirukaj 3, Terziqi 5, Shabani 2, Ramosaj 2, Dedaj 1, Hoxha, Kabashi, Gërbeshi, Quni, Dri, Tahirukaj, Berisha, Mehmeti, Muqolli dhe Ramadani.