Motrat binjake nga Shkupi, Mirlinda dhe Arlinda Dinarica, tash e një kohë vazhdojnë karrierën në Kampionatin e Turqisë.
Motrat 21-vjeçare, lanë gjurmë në Kosovë përkatësisht në ekipin e Kastriotit nga Ferizaj.
Mirlinda - portiere shumë e mirë, ndërsa Arlinda luan në pozitën e alosë, të cilat një kohë kanë luajtur edhe në Gjermani. Mirlinda në KHF Kastrioti e Arlinda së fundi në KHF Çair nga Shkupi, sot me sukses paraqiten për ekipin “Tekirdag Spor” në Superligë.
Mirlinda e Arlinda deklarojnë se po kalojnë shumë mirë në mjedisin e ri.
“Në mjedisin e ri jemi si në shtëpinë tonë. Jemi të rrethuar nga njerëz të dashur dhe të respektuar. Kemi shoqëri shumë të mirë dhe kalojmë shumë mirë me ta”, thonë motrat Mirlinda e Arlinda për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Mirlinda tha se edhe në ekipin e Kastriotit ka kaluar mirë dhe iu është mirënjohës për të gjitha.