Kastrioti mposht Vëllaznimin në Gjakovë

Hendboll

Kastrioti mposht Vëllaznimin në Gjakovë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 12:06
Kastrioti mposht Vëllaznimin në Gjakovë

Vëllaznimi e Kastrioti janë takuar në Gjakovë në ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll. Fitore me rezultat 29:25 ka shënuar skuadra ferizajase, Kastrioti.

Epërsia e Kastriotit pas pjesës së parë ishte tri gola (16:13). Kastrioti e nisi më mirë ndeshjen, por vendasit u kthyen në mesin e pjesës së parë, duke kaluar edhe në epërsi. Por më pas sërish ferizajasit shfaqën më shumë. Në pjesën e dytë mysafirët ishin vazhdimisht në epërsi, ndërsa Vëllaznimi më së shumti i afrua në dy gola.

Festim Mustafa me 12 gola, udhëhoqi Kastriotin. Aldi Rudari i realizoi 7 gola, kurse 5 i kishte Jeton Bislimi. Arbër Neziri realizoi 6 gola për Vëllaznimin, derisa nga 5 i kishin Çlirim Rama e Florian Rexha.

Për Kastriotin është fitorja e tretë. Me 6 pikë renditet në mesin e tabelës. Gjashtë pikë i ka edhe Vëllaznimi, që pësoi humbjen e tretë.

Gjatë javës janë luajtur edhe dy ndeshje të Superligës së hendbollisteve.

U luajt ndeshja e javë së gjashtë në mes të Vushtrrisë dhe Ferizajt.

Fitore me rezultat 34:29 shënoi Vushtrria. Burneta Rama i kishte 13 gola për Vushtrrinë, ndërsa 7 i realizoi Lorena Matarova.

Mimoza Sefedini, Meri Koneski e Albulena Kelmendi shënuan nga 7 gola për Ferizajn.

Të martën, ndeshjen e mbetur të javës së gjashtë e luajtën Samadrexha e Prishtina. Fitore me rezultat 32:25 shënoi Prishtina. Alma Nivokazi ishte më efikasja te Prishtina me 10 gola. Arlinda Maloku shënoi 14 gola për Samadrexhën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat