Albulena është lojtare e ndeshjes! Basha shënoi më shumë se 40 për qind të golave për Ferizajn, e cila sonte e mposhti me rezultat 34:30 Kastriotin e Ferizajt.
Kryefjala e ndeshjes ishte hendbollistja Basha, me gjithsej 14 gola, e cila nuk tregoi fare mëshirë për ish skuadrën e saj.
Basha tregoi angazhim të madh, e ndihmuar nga Meri Koneski me 9 gola, i siguruan fitore të madhe ferizajasve.
Në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sporti “Bill Clinton”, ballafaqimi u karakterizua me lojë solide, ndërsa pjesa e parë përfundoi me 21:14 në favor të ferizajasve.
Puhiza Gashi me 10 gola e Adriana Salihu me 8, ishin me efikaset të Kastrioti.
Pas javës së 8-të në Superligën e Kosovës, Ferizaj renditet në vend të 4-të me 12 pikë, ndërsa Kastrioti është i pesti me 9 sosh.
Basha është në formën më të mirë, sikur në ditët më të mira.