Djelmoshat e Kombëtares së Kosovës, sot janë para sfidës së radhës në kualifikueset për Kampionatin Botëror në hendboll.
Kosova më e mobilizuar se kurrë, synon fitore ndaj Belgjikës.
Selektori Bujar Qerimi, e ka përgatitur ekipin në mënyrën më të mirë.
Djemtë tanë synojnë fitoren e parë në Grupin 1 pas humbjes në Eskisehir me 25:23 nga Turqia.
Ndeshja luhet sot në orën 17.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Atmosfera është fantastike para kësaj përballje.