Kombëtarja e Kosovës barazon me rezultat 28:28 me Belgjikën, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
Kosova dhe Belgjika fitojnë nga një pikë.
Kosova nuk u tregua e zgjuar në momentet vendimtare, me gabimet e saja i dhuroi pikë belgëve.
Kombëtarja e Kosovës e përmbylli pjesën e parë me 2 gola epërsi (14:12).
Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ishte atmosferë fantastike, një lojë e mirë e me rivalitet.
Belgjika, fillimisht udhëhoqi me 0:1, 1:3, 2:5.
Me kalimin e minutave, Kosova përmbysi epërsinë e rivalit.
Barazohet rezultati 5:5, 7:7, pastaj avancojnë me 8:7, 10:7.
Në periudhën e parë të lojës u dalluan Valon Dedaj, Drenit Tahirukaj, Egzon Gjuka e portieri Flamur Gërbeshi, ndërsa te belgët i pakapshëm ishte Yes Van Cosen.
Në pjesën e dytë, Belgjika më e rrezikshme, barazoi rezultatin 14:14, duke udhëheq me 14:15 në minutën e 34-të.
Në minutën e 52-të, rezultati 23:23, 23:24, 24:24.
Në minutën e 57-të, Kosova në epërsi me rezultat 27:26.
Finishi i ballafaqimit me emocione e i paqartë. Belgët luanin me zgjuarsi e shfrytëzonin edhe disa gabime të kombëtares tonë.
Një minutë pa përfunduar takimi, Kosova me një lojtar më shumë. por që në vend që të shënojnë, ata dështuan duke i dhënë mundësi rivalit në veprimin e fundit.
Kosova në veprim në 20 sekonda e fundit në pronësi të topit, por djemtë tanë e zhagiten veprimin dhe u pajtuan me barazim (28:28).
Drenit Tahirukaj me 6 gola, Egzon Gjuka e Deniz Terziqi, secili me nga 4 gola, ishin më efikasit te Kombëtarja Kosovës.
Quinten Colman me 6 gola është më i dalluari të Belgjika.
Greqia kryeson me 4 pikë në grupin 1, pasojnë Turqia me 2, Belgjika 1 dhe Kosova me 1 pikë.
Kosova - Belgjika2 8:28 (14:12)
Kosova: Dre. Tahiurkaj 6, Gjuka 4, Dedaj 3, Kabashi 2, Terziqi 4, Quni 2, Shabani 2, Jupa 2, Hoxha 1, Dri. Tahirukaj 1, Muqolli 1, Gërbeshi, Mushkolaj, Berisha, Ramosaj, Zogaj.
Belgjika: Colman 6, Van Cosen 4, Danesi 4, Gille 3, De Beule 3, Braun 2, Serras 1, Ooms 1, Glorieux 1, Denert 1, Cadel 2, Koetters, Marchal, Bolaers, Vanhove, Siraut.