Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiq, me ekipin Bourg De Peage, po shkëlqejnë në Kampionatin e Francës.
Vashat e Bourg De Peage shënuan fitore me rezultat 34:20 (19:12) ndaj Toulon, në ndeshjen e javës së 8-të.
Bourg De Peage ka shënuar 7 fitore e pësuar vetëm 1 humbje për 8 ndeshje.
Dijana tregoi lojë të mirë, duke shënuar dy gola.
Shqiptarja e Tuzit, është në formën më të mirë dhe me ekipin e saj po mahnitin të gjithë.
Bourg De Peage renditet në vend të dytë me 22 pikë e ka dy me pak se liderja Metz.
Dijana me ekipin e saj përgatiten për sfidën e radhës në udhëtim, kundër Celles.