Shkurt ishte si drejtore, shkurt si trajnere! Ish hendbollistja Vlora Jashari është pa asnjë pozitë në klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj.
Përderisa në edicionin e kaluar ishte drejtore sportive në KHF Kastrioti, por ndryshimet e organeve drejtuese, ajo u largua nga kjo pozitë dhe nuk u dha asnjë arsye të paktën me shkrim, cili ishte shkaku i largimit.
Megjithatë, atë e dërguan në pozitën e trajneres për kadete, e cila ishte shumë shkurt duke dhënë dorëheqje për shkaqe objektive.
As drejtore e as trajnere, nuk i mbijetoi asnjë pozite. Përderisa si drejtore u largua me ndryshimin e strukturave në klub, por si trajnere dha dorëheqje me dëshirë, bëjnë të ditur disa burime brenda klubit.