Reprezentuesja e Kosovës, Marigona Hajdari, ka arritur shifër jubilare të ndeshjeve për skuadrën e elitës daneze, Ringkobing.
Qendra jonë të premten luajti ndeshjen e 100-të, ndërsa kontribuoi me 2 gola e 4 asistime.
Marigona është qendra e parë edhe në skuadër. Ringkobingu humbi 30:22 nga Horsensi.
Leonora Demaj e Arlinda Hajdari po ashtu janë pjesë e Ringkobingut, që garon në një prej ligave më cilësore në botë.