Kur vepron mendja e shëndoshë edhe arrihet qëllimi! Klub që i ka katër vite që u themelua, po bëhet model për klubet tjera.
Klubi i hendbollit Ferizaj po bëhet shembull edhe për klubet tjera se si duhet të veprojnë për një të ardhme më të mirë.
Formohet klubi Ferizaj B dhe nga edicioni i ardhshëm garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Xhavit Morina, president i klubit, me punën e tij të palodhshme, mori një vendim të madh për themelimin e këtij klubi për faktin se ka shumë të reja që vlojnë si bletët.
"KHF Ferizaj-B". Klubi jonë KHF Ferizaj, vendosi që të formoj edhe një klub të ri i cili do të garoj në ligen e parë të Kosovës nga sezon 2022/23.
Qëllimi i formimit të këtij klubi të ri i cili do të quhet "KHF Ferizaj-B" është arsyeja e numrit të madh të lojtareve të reja që janë pjesë e klubit.
Përvoja që do ta fitojnë lojtaret e reja në këtë ligë do jetë burimi kryesorë i ekipit A në të ardhmen.
Këtë ekip do ta udhëheq trenerja Yllka Kupina Ademaj, ndërsa koordinatorë do të jetë Refik Sadriu së bashku me prindërit e lojtareve”, njofton KHF Ferizaj.