Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiq, me ekipin e saj, Bourg De Peage, kualifikohen në të tetën e finales së Kupës së Francës.
Bourg De Peage është në formën më të mirë, si në kampionat po ashtu edhe për Kupë.
Ky ekip ngadhënjeu me rezultat 31:24 (17:11) ndaj Dijonit, në ndeshjen e të 16-ës së finales.
Në pjesën e parë ishin në epërsi me 6 gola (17:11), dhe e thelluan atë në shtatë sosh në fund të sfidës.
Dijana tregoi lojë shumë të mirë, duke shënuar dy gola, sidomos goli i parë i saj nga një pozicion interesant, mënyra si godet me stil, ndezi tifozët në palestër.
Dijana mori duartrokitje të zjarrta e cila gjithnjë e më shumë po bëhet e dashur për tifozët e kësaj ekipe.