Është në zemrat e tifozëve të ekipit francez, Bourg De Peage.
Tifozët i kërkojnë autografe hendbollistes më të mirë shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Dijana Ujkiq.
Shqiptarja po luan me sukses në fanellën e Bourg De Peage.
Ajo me ekip po tregon rezultate fantastike, tetë ndeshje, 7 fitore e 1 humbje në elitën e hendbollit francez, po ashtu janë kualifikuar edhe në të tetën e finales së Kupës së Francës.
Dijana është në formën më të mirë, e cila ka edhe simpati të madhe nga tifozët e kësaj ekipe, në foto shihet edhe një tifoz duke i marrë autograf pas një ndeshje.