Besa nga Peja përgatitet për fitore kundër ekipit nga Rumania, Potaissa Turda. Besa Famgas kërkon mrekullinë e radhës në Evropë.
"Në ditën e flamurit, për një tjetër gëzim si ky në fotografi. Kampionia jonë, Besa Famgas, të dielën më 28 nëntor nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë luan me skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda.
Pasi eliminoi Borcin e Banjallukës, Besa Famgas synon ta tejkaloj edhe një gjigant tjetër të hendbollit. Me përkrahjen e shikuesve çdo gjë është e mundur.
Besa e Potaissa Turda takohen në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane", shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.